18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

“Opinionit publik mos t’i vijë keq për gojën time”, flet Alma Kaçi në lidhje me videon që qarkulloi

Alma Kaçi, e përfshirë në videoskandalin e publikuar më 16 qershor 2023, ku shfaqej në një marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, ka komentuar vendimin e gjykatës për rastin e tyre.

Kaçi ka shprehur bindjen se vendimi i gjykatës tregon se sistemi i drejtësisë është nën ndikimin e politikës.

Ajo ka shtuar se sakrifikoi veten për të zbuluar publikisht sjelljen në zyrat e qeverisjes.

Në lidhje me komentet e saj, Kaçi ka theksuar se nuk është paguar nga askush dhe se veprimet e saj ishin në kuadër të punës së saj.

Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto. Unë mora përsipër shumë rreziqe sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time.

Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar – s’je paguar . Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time.

Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët. Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”, tha Kaçi.

Më 7 shkurt 2024, Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin dhe dënoi me 3 vite burgim ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit. Sakaq për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Gjicin ulet me 1 vit, pra ish-kryebashkiaku do të vuajë vetëm dy vite burg.
Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Sipas SPAK Safet Gjici ka përfituar favore seksuale nga Alma Kaçi, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë e bashkisë.

Ndërsa, Kaçi u dënua 1 vit burg për prostitucion. Ajo u akuzua edhe për korrupsion aktiv, mirëpo është gjetur fajtore vetëm për akuzën e prostitucionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...