9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Paketa fiskale 2024/ Hiqet TVSH për importin e kafshëve të gjalla

Qeveria ka vendosur të heqë TVSH për importin me meshqerrave dhe bletëve për nxitur me tej zhvillimin e blegtorisë në vend e cila është përfshirë në krizë vitet e fundit nga rënia e numrit të krerëve bagëtive.

Kjo masë është parashikuar në Paketën Fiskale 2024. Projektligji për këtë qëllim parashikon përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e mëshqerrave dhe insekteve (përfshirë edhe bletët), sipas kodeve përkatëse në Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave.

Sipas MInistrisë së Financave synimi është nxitja e importit të tyre me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë; zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit bio dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sikurse shprehet në shkresën e saj drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në përputhje me Strategjinë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027, ka bërë një analizë të sektorëve, ku është evidentuar se për të arritur objektivat e përcaktuar nevojiten disa ndryshime në aplikimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për inputet bujqësore.

Në vijim të kësaj shkrese dhe, sipas kërkesës së parashtruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Erion Braçe, me anë të këtij projektligji propozohet përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e:

Mëshqerrave të racës së pastër për riprodhim dhe insekteve.

Ky propozim synon nxitjen e importit të mëshqerrave dhe insekteve (përfshirë edhe bletët), me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë, zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit bio, duke eliminuar përdorimin e hormoneve dhe praktikave të zakonshme, si dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme, e cila, për rrjedhojë, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e imazhit të produkteve vendase, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...