34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Palaçoja në shërbim të regjimit”,Përplasje e fortë mes Metës dhe Braimllarit: PL akuzon ashpër, shpërthen zëdhënësja e partisë

Përplasja publike mes Ilir Metës dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, është thelluar ndjeshëm. Kreu i Partisë së Lirisë ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Braimllarit, duke e fajësuar për situatën aktuale që e ka çuar atë në qeli, në kuadër të hetimeve për lobimet e LSI-së.

Sipas Metës, firmat që kanë çuar në nisjen e këtij hetimi janë hedhur nga Endrit Braimllari, dhe jo nga ai personalisht. “Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje. Është Braimllari ai që ka firmosur për lobimet e LSI-së,” ka deklaruar Meta, duke u distancuar nga përgjegjësia për veprimet që lidhen me periudhën 2018-2019.

Por në një reagim të menjëhershëm, Braimllari është distancuar nga ky proces dhe ka mohuar përgjegjësinë. Pikërisht ky qëndrim ka shkaktuar një valë reagimesh nga Partia e Lirisë.

Zëdhënësja e PL-së, Jasmira Memelli, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke sulmuar ashpër Braimllarin dhe kushëririn e tij, Eriol Braimllarin.

Palaçoja në shërbim të regjimit, xhepisti Endrit Braimllari, firmëtari i lobimeve për LSI në periudhën 2018-2019, sipas vetë dokumentit zyrtar të SPAK, vazhdon me paturpësi shpifjet e pacipa, sikur lobimet janë kryer vetëm në kohën kur Z. Ilir Meta ka qenë kryetar partie,” deklaroi Memelli.

Ajo e cilësoi Braimllarin “mashtrues ordiner të nivelit ZH” dhe theksoi se ai “duhet të mbajë përgjegjësi penale për firmat e hedhura pa teklif”. Sipas saj, firma e Braimllarit për lobimet qëndron në qendër të akuzave të SPAK për periudhën kur Ilir Meta ishte president i Republikës, dhe jo kryetar partie.

“I kujtojmë palaços, që mendonte se duke veshur kostum dhe kollare do mund të bëhej kryetar partie, që KURRË nuk ka për t’i shpëtuar NDËSHKIMIT LIGJOR për firmat dhe shkeljet që ka kryer,” shtoi ajo.

Në deklaratën e saj, Memelli nuk kurseu as Eriol Braimllarin, duke ironizuar pretendimin e tij se kishte takuar vetëm një herë Adrian Shatkun në prani të Ilir Metës.

“E ftojmë Eriolin të kthjellohet dhe të kujtohet edhe 1 herë se na rezulton se e ka takuar mbi 100 herë Adrianin, se ai, njësoj si Endriti, mund ta ketë vesh mashtrimin, por TIMS-i, dëshmitë dhe dëshmitarët okularë dhe provat autentike nuk gënjejnë KURRË,” përfundon reagimi i saj.

Përplasja mes ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ilir Metës pritet të thellohet edhe më tej, ndërsa çështja e lobimeve vijon të jetë nën hetim nga SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...