30.7 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Pamjet nga të shtënat me armë në Fushë-Krujë – Në shënjestër lokali i ish-shoferit të Arjan Ndojit, brenda me familjen

Pamjet nga kamerat e sigurisë të një lokali në Fushë-Krujë kanë dokumentuar momentet e para pas një atentati me armë zjarri që ka tronditur zonën. Policia dyshon se autorët kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballë lokalit, duke shmangur çdo identifikim të drejtpërdrejtë – asnjë autor dhe asnjë automjet i dyshimtë nuk shfaqet në video.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur Mond Voga, pronari i lokalit dhe ish-shofer i ish-prokurorit dhe aktualisht deputetit të PD-së, Arjan Ndoj, ndodhej në ambientet e brendshme së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia është në ndjekje të autorëve të dyshuar, duke hetuar pistën e një atentati të mirëorganizuar me motiv hakmarrjeje apo paralajmërimi.

Mond Voga është një emër i njohur për autoritetet, për shkak të lidhjes së tij me ngjarjen e bujshme të vitit 2019, kur Arjan Ndoj, në atë kohë prokuror, mbeti i plagosur në një atentat mafioz në autostradën Durrës-Tiranë.

Hetimet për atentatin në Fushë-Krujë janë në fazë intensive, ndërsa banorët e zonës shprehen të tronditur nga ngjarja, duke kërkuar më shumë prani policore për sigurinë në qytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...