20 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Panairi i Teknologjisë në Hanovër, Veliaj: ‘ Mezi presim që 5-7 mijë vende të reja pune te hapen’

Në Panairin e Teknologjisë në Hanovër të Gjermanisë, Zona e Lirë Ekonomike në Tiranë ka shkëlqyer si një destinacion i preferuar për kompanitë gjermane. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke prezantuar instalacionin e Bashkisë në panair, theksoi se kompanitë gjermane do të njihen me avantazhet dhe lehtësitë që ofron vendi për të bërë biznes.

Veliaj shprehu entuziazmin për interesin e madh që ka shkaktuar Zona e Lirë Ekonomike në Tiranë, duke theksuar se synohet të krijojë bashkëpunime të reja me kompanitë gjermane, sidomos ato që ofrojnë punë të mirëpaguara në fushën e kodimit.

Kryebashkiaku gjithashtu bëri të ditur se Bashkia e Tiranës planifikon të vazhdojë fushatën e marketingut të agresiv në panairet e ardhshme, duke promovuar klimën e favorshme të biznesit në Tiranë. Ai gjithashtu shprehu synimin për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm me panairin e Berlinit për të zhvilluar turizmin në Tiranë dhe në Shqipëri.

“Ka një interes të jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike, për të cilën Tirana ka licencën dhe ka filluar punën. Mezi presim që 5-7 mijë vende të reja pune, që do të hapen, të jenë të lidhura edhe me Gjermaninë dhe pagat e mirëpaguara të kompanive gjermane. Kemi filluar një fushatë agresive marketingu në të gjitha panairet e mundshme, për të thënë që në Tiranë ka diell, ka dëshirë për punë dhe hapësira e lehtësira të nevojshme nga qeveria dhe nga bashkia, si për taksa, si edhe për të bërë biznes. Mezi presim që të vazhdojmë punën e mirë të nisur me Lufthansa Industry Solutions dhe me disa kompani të tjera, që e kanë kthyer Tiranën në epiqendrën e kodimit, të punëve të mirëpaguara dhe të punëve që janë e ardhmja e punësimit”, u shpreh Veliaj.

Veliaj ftoi qytetarët shqiptarë në Gjermani të vizitojnë instalacionin e Bashkisë së Tiranës në Panairin e Teknologjisë dhe theksoi besimin e tij në potencialin e marrëdhënieve afatgjata dhe të suksesshme të biznesit mes dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...