11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Papa Françesku kritikon hipokrizinë në vendimin e kishës për bekime të martesave të njëjtit seks

Papa Françesku shpreh kritika ndaj vendimit të fundit të Kishës Katolike për të lejuar priftërinjtë të japin bekime për çiftet e të njëjtit seks. Në një intervistë, ai karakterizoi si hipokrizi reagimet ndaj këtij vendimi, duke theksuar se nuk ka skandal në të dhënien e bekimeve për një biznesmen që shfrytëzon njerëzit.

Në kundërshtim, ai vuri në dukje se shumëkush skandalizohet nga bekimet për homoseksualët, duke e quajtur këtë një akt hipokrizie. Papa shtoi se Kisha dëshiron të jetë më afër njerëzve dhe të kuptojë vuajtjet e tyre. Vendimi i Kishës për bekime të të njëjtit seks është shpallur në fund të vitit të kaluar, duke theksuar se nuk duhet të ngatërrohet me martesën heteroseksuale.

“Askush nuk skandalizohet nëse unë i jap një bekim një biznesmeni që shfrytëzon njerëzit, dhe ky është një mëkat i rëndë. Megjithatë, ata skandalizohen nëse unë i jap një bekim një homoseksuali. Kjo është hipokrizi”, tha Papa në një intervistë metë përjavshmen katolike Kredere, raporton ANSA.

Sipas tij, Kisha Katolike dëshiron të jetë “më afër njerëzve të cilëve u shërben”. “Njerëzit vuajnë kaq shumë, dhe ne klerikët ndonjëherë jetojmë në rehati. Është e nevojshme të shihet puna dhe vuajtja e njerëzve”, tha kreu i Kishës Katolike Romake.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...