30.5 C
Tiranë
Tuesday, May 26, 2026
spot_img

Parcelë kanabisi në Shkodër, arrestohen babë e bir në Dajç

Shkodër – Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia në zonën e Dajçit, ku janë arrestuar dy shtetas, babë e bir.

Gjatë kontrolleve në fshatin Mali i Gjymtit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër zbuluan një parcelë me fidanë të dyshuar kanabisi të sapombjellë, në vendin e njohur si “Këneta”, në njësinë administrative Dajç.

Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të kultivimit të një numri të konsiderueshëm fidanësh narkotikë.

Policia bëri me dije se operacioni u zhvillua në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, që synon parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të lëndëve narkotike që në fazat fillestare.

Fidanët e dyshuar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 26 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por duhet të shmangësh vendimet impulsive. Mendohu mirë para se të reagosh. ♉ Demi Kërkon më shumë stabilitet dhe qetësi. Fokusohu...

Parashikimi I motit, e Martë, 26 Maj 2026

0
Më 26 maj 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike verore në pjesën më të madhe të...

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...