34.5 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela: Nuk duhen ligje të reja, po cenohet fryma e Marrëveshjes së Ohrit

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Përmes një reagimi publik, Sela e cilësoi vendimin si një mesazh të qartë nga institucionet europiane, duke theksuar se provimet shtetërore duhet të zhvillohen në gjuhën shqipe pa pasur nevojë për ndryshime të reja ligjore apo rregullatore.

“Parlamenti Europian e tha qartë: provimet shtetërore duhet të jepen në gjuhën shqipe. Nuk tha as ligj të ri, as metodologji, as rregullore. Dhe jo vetëm jurisprudenca, por të gjitha provimet”, deklaroi Sela.

Ai nënvizoi se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet jo vetëm në aspektin formal dhe ligjor, por edhe në frymën e saj, duke akuzuar qeverinë aktuale se po cenon të drejtat gjuhësore të shqiptarëve dhe parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore.

Sipas Selës, vendimi përbën një fitore të rëndësishme për studentët shqiptarë dhe për të drejtat e tyre arsimore. Ai përgëzoi studentët për angazhimin e tyre, duke kujtuar se edhe Parlamenti Europian i ka vlerësuar protestat studentore si jo të politizuara dhe jo destabilizuese.

Në përfundim të reagimit të tij, kreu i Lidhjes Shqiptare bëri thirrje për vazhdimin e përpjekjeve në drejtim të avancimit të statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar barazi të plotë kushtetuese mes gjuhës shqipe dhe asaj maqedonase.

“Duhet të vazhdojmë përpjekjet për barazi të plotë kushtetuese mes gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase”, theksoi Sela.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...