29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Parlamenti voton autorizimin për arrestimin e Berishës, Opozita:’ SPAK në duart e Ramës’

Parlamenti ka votuar për autorizimin që SPAK të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Masa e caktuar ka shkaktuar reagime të forta nga opozita, e cila e konsideron të paligjshme, por nuk ka planifikuar të dalë mbi vendimet e Gjykatës.

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi,ka shprehur se kjo masë është e paligjshme, por gjithashtu ka theksuar se opozita nuk do të dalë mbi vendimet e Gjykatës. Ai ka bërë një vlerësim se situata në opozitë do të ishte ndryshe nëse Partia Demokratike (PD) do të kishte siglën dhe emrin e kryetarit të koalicionit në krye të votimit.

Baçi ka argumentuar se që nga shpallja e Sali Berishës si “non grata”, opozita ka qenë nën goditje nga mazhoranca dhe ka shtuar se Kryeministri Edi Rama nuk e do Berishën jashtë, duke e parë si një rrezik.

Ky votim ka ndikuar në tensionet politike në vend dhe është vlerësuar si një moment i rëndësishëm në raportet e opozitës me mazhorancën në këtë periudhë politike.

“Që kur u shpall non grata Berisha opozita ka qenë në goditje nga mazhoranca. Nëse Pd do kishte vulën siglën financat dhe emrin e kryetarit të koalicionit në krye të votimit do ishte një rezultat i kundër, do ishte rezultati i Ps i PD. Pra pd do kishte rezultatin që ka ps sot. Rama nuk e do berishën jashtë e sheh si rrezik.Po marrim arrestimin dhe dënimin e Lefter kokës. Dorëzon mandatin me porosinë dhe këshillat e Ramës me garancinë se nuk do dënohet. Vëllai i tij Nard Koka tha se ka pasur biseda mes tyre. Dorëzimi i mandatit të Lefter Kokës kishte këtë lidhje. Ahmetaj u hoq nga zv kryeministër iu dha mesazhi. Ahmetaj mundohej të mos bisedonte me në të PD. Ai ishte në rresht të fundit sepse të gjithë kolegët e tij i kishin bërë bojkot se kishin frikë që e kapin kamerat dhe i sheh Rama.

I koordinuan veprimet e lanë të lirë vonuan të gjitha vendimmarrjet në parlament dhe pasi u largua Ahmetaj atëhere nxorën urdhër arrestin dhe e shpallën në kërkim. Si mund të mos them se SPAK nuk është në ndikim të Ramës”.“S’kemi dalë në asnjë moment të ndalojmë vendimet e Gjykatës. Që është ndalim i paligjshëm nuk diskutohet por nuk do dalim dhunshëm për t’u përballur me vendimet e gjykatës. Do ta pranojmë. Berisha nuk e respektoi vendimin e parë sepse u anashkalua parlamenti, tha Baçi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...