34.2 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Partia Demokratike ndan 8 vende të sigurta për aleatët në 6 qarqe

Partia Demokratike ka vendosur të ndajë 8 vende të sigurta për aleatët e saj në 6 qarqe të vendit. Ndër këta, Partia e Lirisë do të përfaqësohet me 4 kandidatë, ndërsa aleatë të tjerë do të kenë gjithashtu përfaqësim në listat e mbyllura.

Kandidatët kryesorë të aleatëve në listat e PD-së

Sipas burimeve, Ilir Meta, ndonëse aktualisht ndodhet në burg, pritet të jetë në listën e Tiranës.
Tedi Blushi do të garojë në Korçë, ndërsa Edmond Haxhinasto do të përfshihet në listën e Elbasanit.
Erisa Xhixho pritet të jetë në Fier.

Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule, dy figura me mbështetje të madhe në Vlorë, do të jenë në listat e PD-së, por vetëm njëri prej tyre do të përfaqësojë këtë qark. Tjetri mund të spostohet në listën e Tiranës.

Ndërkaq, Fatmir Mediu (Partia Republikane) dhe Agron Duka (PAA) pritet të jenë kandidatë për deputetë në Tiranë dhe Durrës.

Nard Ndoka dhe Petrit Vasili, jo në lista të sigurta

Ndryshe nga aleatët e tjerë, Nard Ndoka nuk do të ketë një vend të sigurt në listën e PD-së, por do të duhet të garojë në listat e hapura të Tiranës dhe të provojë forcën e tij elektorale.

I njëjti skenar vlen edhe për Petrit Vasilin, i cili nuk ka siguruar një vend automatik, por do të duhet të dalë në garë të hapur.

Monika Kryemadhi, jashtë listave të Partisë së Lirisë

Një nga mungesat e bujshme pritet të jetë Monika Kryemadhi, e cila nuk do të jetë në listën e Partisë së Lirisë. Kjo vjen si pasojë e përplasjeve të saj me Ilir Metën, me të cilin ndodhet në proces divorci.

Afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ

Sipas gazetarit Isa Myzyraj, 12 marsi, ora 12:00, është afati përfundimtar për dorëzimin e listave në KQZ. Deri atëherë, Sali Berisha dhe ekipi i tij duhet të finalizojnë emrat për kandidatët për deputetë dhe t’ia paraqesin kryesisë së PD-së për miratim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...