32.4 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Partia Socialiste konkretizon nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nismë e cila nisi menjëherë pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur këtë të hënë për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit Meta. PS ka mbledhur deri më tani 47 firma për nismën, teksa Taulant Balla ka prezantuar nismën e cila do të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u miratua programi i  punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.

Kjo është hera e dytë që PS inicion shkarkimin e Metës, kur nga e para u tërhoq, kësaj radhe mazhoranca akuzon Presidentin për shkelje kushtetuese gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

MESAZHI PER DEPUTETET

Javën e kaluar, të gjithë deputetëve socialistë u mbërriti një mesazh ku thuhej: “Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...