34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Pas 12 vitesh, Greqia çlirohet nga mbikëqyrja fiskale 12-vjeçare e Bashkimit Evropian

Të shtunën, më 20 gusht Greqia u çlirua nga mbikëqyrja fiskale 12-vjeçare e Bashkimit Evropian që u imponua në këmbim të paketave të shpëtimit pas një krize të borxhit financiar.

Në nëntor 2009-të, Athina bëri të ditur rritjen e deficitit të saj publik që përfundimisht çoi në një krizë financiare në të gjithë euro-zonën dhe shkaktoi recesion në financat greke për afërsisht një dekadë.

Në këmbim të parave të shpëtimit prej 289 miliardë eurosh dhe për të evituar daljen e Greqisë nga zona euro, një “trojkë”, e përbërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, BE dhe Banka Qendrore Evropiane, kërkoi reforma të gjithanshme nga Athina.

Këto përfshinin shpenzimet shtetërore dhe shkurtime pagash, rritje të taksave, privatizime dhe reforma të tjera gjithëpërfshirëse që synonin korrigjimin e financave publike.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha mesazhin e tij për këtë ditë historike siç ai e quajti ai për vendin dhe qytetarët.

“20 gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët. Vendi ynë po del nga korniza e mbikëqyrjes së shtuar të BE-së.Vendi tani mund të shikojë përpara drejt një horizonti të ri dhe të pastër.

Ai tha se një numër “plagësh” që ishin hapur në shoqëri gjatë 12 viteve të mbikëqyrjes tani i përkasin të kaluarës.

“Zhvillimi i sotëm shënon fundin e Memorandumeve dhe gjithë asaj që u imponua në emër të tyre: taksa të paqëndrueshme dhe shkurtime të pagave dhe pensioneve. Kontrollet bankare dhe hipotekimi i pronës publike. Degradimi i mbrojtjes kombëtare, arsimit publik dhe shëndetësisë. Por edhe margjinalizim i pozicionit të Greqisë në Evropë dhe në botë. E gjithë kjo, për fat të mirë, i përket së shkuarës”.

Më herët Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr buxhetet e 27 vendeve anëtare të BE-së, tha të mërkurën se do të përfundonte programin e tij të “mbikëqyrjes së shtuar ” më 20 gusht, duke vënë në dukje se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve politike të bëra ndaj partnerëve të saj të eurozonës.

Greqia do të mund të ushtrojë lirisht politikën e saj ekonomike, me prioritete të përcaktuara nga qeveria dhe jo nga Brukseli, ndërsa do t’i nënshtrohet të njëjtave rregulla kontrolli që i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e Evropës.

Megjithatë, Greqia – si anëtarët e tjerë të BE-së, Spanja, Portugalia, Qiproja dhe Irlanda – do të monitorohet ende nga kreditorët e saj ndërsa do të paguajë borxhet e saj.

Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian, ekonomia greke do të rritet me 4 për qind këtë vit, shumë më e lartë se mesatarja e eurozonës prej 2.6 për qind.

Megjithatë, shkalla e papunësisë së Greqisë është një nga më të lartat në bashkimin monetar, paga minimale e saj një nga më të ulëtat dhe borxhi i vendit është 180 për qind e prodhimit të brendshëm bruto./ REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...