25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Pas 12 vitesh ndarje, Eva përqafon nënën e saj – ribashkimi prekës i familjes Dumani

Ata vuajtën bashkë dhe u rritën në kampet e Sirisë. Sot, motër e vëlla janë sërish pranë njëri-tjetrit në Shqipëri, duke mbyllur një kapitull të gjatë dhimbjeje.

Momenti më prekës ishte rikthimi i Evës në shtëpi dhe takimi i saj me të ëmën, Mide Dumani, pas 12 vitesh ndarje. Lotët e gëzimit dhe përqafimi i gjatë mes nënës dhe vajzës shënuan fundin e një pritjeje të mundimshme.

Pak çaste më vonë, Eva u takua edhe me vëllanë e saj, Endrin, i cili ishte kthyer nga Siria gjashtë vite më parë. Ribashkimi i tyre simbolizoi rikthimin e familjes pas një periudhe të errët dhe të vështirë.

Historia e familjes Dumani është një dramë 12-vjeçare. Sipas rrëfimeve publike, bashkëshorti i Mide Dumanit, Shkëlzeni, mori fëmijët dhe i çoi në Siri, duke e lënë nënën në një betejë të gjatë për t’i rikthyer.

Sot, pas shumë vitesh ankthi dhe pritjeje, familja është sërish bashkë – një histori dhimbjeje, por edhe shprese dhe qëndrese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...