32.5 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Pas arrestimit Alda Klosi shtrohet në spital, shfaqi probleme me tensionin

Alda Klosi, ish drejtoresha e Ministrisë së Financave e arrestuar mbrëmjen e së premtes për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe pastrim parash është shtruar në spital.

Klosi gjatë qëndrimit të saj në ambinetet e paraburgimit në drejtorinë e Tiranës ka shfaqur probleme në tension dhe për këtë është shoqëruar për në spital ku po merr ndihmën e parë mjeksësore.

Gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar pas kujdesit të mjekëve, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë edhe në ruajtjen e policëve.

Nesër pritet që të zhvillohet seanca për masën e sigurisë dhe ende nuk dihet nëse zyrtarja do të paraqitet. Prokuroria do të paraqesë sot kërkesën në gjykatë për masën ‘arrest me burg’ për Klosin, ndërsa do jetë gjyqtari Arben Mico i cili do të vendosë për masën e sigurisë.

Klosi u prangos dy ditë më parë pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cila zbuloi skemën e shumave të mëdha të parave që ajo grabiti nga banesa e ish-zyrtares. Dobi, e cila është pas hekurave së bashku me djalin e saj, Havier Dobi, rrëfeu se shumat e mëdha të parave kishin mbërritur me qese te shtëpia e Klosit, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar pastrueses t’i vidhte paratë me konsensus, duke inskenuar kështu të gjithë ngjarjen.

Origjina e parave mbetet ende mister. Pastruesja Dobi tha se kishte vjedhur 120 mijë euro nga shtëpia e Klosit, ndërsa më pas pohoi se edhe 404 mijë euro që iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, i përkasin po Klosit.

Vjedhja e shtëpisë së Alda Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...