29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Pas nisjes së luftës në Ukrainë ku cmimet kapën majat, ulet sërisht çmimi i vajit të lulediellit

Çmimi i vajit të lulediellit për muajin korrik është ulur nga 21 deri 24% krahasuar me muajin qershor.

Për muajin korrik çmimi i vajit të lulediellit arriti 280 deri 290 lekë për litër nga 370 lekë për litër që ishte muajin e kaluar. Tendenca rënëse e çmimit nisi që në mesin e muajit qershor, ku çmimi i shitjes së vajit nga 381 lekë arriti në 370-375 lekë/litër (rënia 1,6 -3%).

Importuesit pohojnë se ulja e çmimit ka ardhur nga importet e vajit në Ukrainë.

“Ulja e çmimit të vajit është ndikuar nga lëvizja e depozitave të vajit nga Ukraina drejt vendeve kufitare që nisi që muajin qershor. Edhe për muajin korrik kanë vijuar importet e vajit nga Ukraina nëpërmjet transportit rrugor, pasi transporti detar për shkak të luftës vijon të mbetet i bllokuar. Kostot e larta të transportit rrugor dhe vështirësitë e importit në këtë periudhë kanë rritur çmimin e vajit të lulediellit 20%, ndërsa në periudhë normaliteti kostot e transportit ndikonin 5 deri 6% të çmimi. Nëse kostot e transportit nuk do të ishin të larta, vaji në Shqipëri do të vinte me çmim më të lirë”, pohoi një nga importuesit.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill çmimi i vajit arriti pikun. Nga dyqanet e pakicës dhe supermarketet vaji u tregtua 400 lekë për litër.

Prej muajit prill çmimet e shitjes së produkteve të shportës, si vaj, miell, sheqer dhe orizi kokërrgjatë po kontrollohen nga Bordi i Transparencës. Grosistët pohojnë se te rënia e çmimit nuk kanë ndikuar vendimet e bordit, pasi mbledhjet nuk po zhvillohen prej javësh dhe në fuqi kanë mbetur vetëm ruajtje e marzheve të fitimit.

Në fillim të muajit qershor Bordi i Transparencës vendosi që të mos ketë çmim të unifikuar të vajit të lulediellit për importuesit. Çmimi i ri përcaktohet i ndarë, duke në konsideratë faturat e zhdoganimit dhe kostot operative të grosistëve që importojnë vaj të botiluar dhe atyre që importojnë vaj të përpunuar, por ambalazhimin e bëjnë në Shqipëri.

Importet e vajit të lulediellit për 2021 sipas të dhënave të Doganave u rritën 8% më shumë se 2020. Operatorët pohojnë se në këtë periudhë konsumi shfaqet me rënie për shkak të çmimit të lartë dhe emigracionit të popullatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...