31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Pas vendimit për të ndërprerë prodhimin e energjisë në liqenin e Fierzës, drejtimi i ujit ka ndryshuar

Pas më shumë se 6-të muaj rënie të lirë të ujit nga prodhimi masiv i energjisë elektrike, mesa duket  uji në Fierzë arriti nivelet e minimumit për prodhimin e energjisë elektrike. Pas vendimit për të ndërprerë prodhimin, drejtimi i ujit ka ndryshuar.

Specialistët kanë menduar se tashmë Fierza nuk mund të prodhojë asnjë kilovat energji elektrike me pretekstin se po ruhen rezervat hidrike. Prurjet jane në minimum historik duke zbritur nën 70 m3 në sekond. Ndërsa niveli i basenit është me pak se 258 metra nga 296 që është maksimalia.

Në vëzhgimin e bërë sot  në basenin e ujëmbledhësit vërehet se niveli i ujit është rritur gjatë 24 orëve me dy  metra. Gjithsesi, ky nivel është shumë larg nivelit mesatar për nga periudha ku ndodhemi.

Në mesataret vjetore të matjes së nivelit të ujit në përiudhën mars-qërshor ,uji ka qenë në kuotën e 276 metrave. KESH-i e lidh këtë situatë me mungesën e gjatë të reshjeve dhe thatësirën, ndërsa skeptikët argumentojnë faktin se qeveria ka dështuar në menaxhimin e ujëmbledhësit më të madhë në vend, duke i mëshuar faktit se KESH ka shitur energji elektrike gjatë stinës së verës duke shfrytëzuar prodhimin në HEC-in e Fierzës.

Kujtojmë se në muajin korrik të vitit të kaluar niveli në basenin e ujëmbledhësit ishte mbi 294 metra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...