26.8 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

“Pazar Politik”, Basha kritikon marrëveshjen me Rithemelimin për Amnistinë Penale

Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë arritur një marrëveshje për miratimin e amnistisë penale, e cila pritet të votohet sot në Kuvend, por kryedemokrati Lulzim Basha e quan një “pazar”. Në një postim në rrjetin social Facebook, para fillimit të seancës plenare, ai denoncoi 3 amendamentet e propozuara nga Gazment Bardhi, dikur krahu i tij i djathtë.

Basha shprehet se përmes amnistisë do të përfitojnë edhe të dënuarit nga Gjykata e Posaçme, pasi në propozimin e Bardhit përjashtohen vetëm një grup të dënuarish, si zyrtarë të lartë, apo presidenti, kryeministri, ministra, zëvendësministra, deputetë dhe funksionarë të tjerë të lartë të drejtësisë.

Kreu i Partisë Demokratike ka renditur edhe veprat penale në kompetencë të GJKKO-së që sipas tij amnistohen, si zyrtarët e tjerë të lartë dhe të mesëm që të përfitojnë ulje dënimi për veprat penale të korrupsionit apo abuzimit me tenderët, apo edhe gjyqtarë, prokurorë apo persona fizikë të dënuar për korrupsion.

“Ulet dënimi për të korruptuarit e dënuar nga SPAK! Përjashtohen nga amnistia protestuesit kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit”, shkruan Basha.

Më tej Basha shton se nga amendamenti i propozuar nga Bardhi, përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...