34.2 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

PD këta mund të jenë 40 kandidatët potencialë për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tri koalicione për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025, ndër të cilat përfshihet edhe koalicioni “Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, i kryesuar nga PD e Sali Berishës, që do të përfaqësohet nga 25 parti, përfshirë edhe aleatët kryesorë si Partia e Lirisë (PL) e Ilir Metës, PDIU e Shpëtim Idrizit, PR e Fatmir Mediut dhe PAA e Agron Dukës.

PD ka shpallur një listë të përbashkët të kandidatëve të mundshëm për deputet, ku përfshihen 40 emra. Nga ky grup, 15 emra janë tashmë të njohur për qytetarët e Tiranës, ndër të cilët: Sali Berisha, Jozefina Topalli, Belind Këlliçi, Ilir Meta, Albana Vokshi, Edi Paloka, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Klevis Balliu, Myslim Murrizi, ndër të tjerë.

Po ashtu, janë shpallur 11 drejtuesit e qarqeve, të cilët janë të përfshirë në listë, duke përfshirë: Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu, Tomor Alizoti, Ivi Kaso, Eno Bozdo, Bujar Leskaj dhe Tritan Shehu.

Një tjetër grup përbëhet nga fituesit e primareve, ku janë: Shkëlzen Ibra, Ina Zhupa, Ramadan Likaj, Alma Buci, Ilir Krosi, Igli Cara, Eduart Sharka, Zija Ismaili, Bledion Nallbati, Gjin Gjoni, Dashnor Sula, Hysen Kadiu, Klevis Balliu dhe Grigels Muçollari.

Në total, janë 40 emra, të cilët priten të jenë kandidatët kryesorë të PD-së për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa mund të ketë mundësi për ndryshime në listën e hapur, që mund të sjellë surpriza në procesin zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...