18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

PD publikon listën e kallëzimeve të Alqi Bllakos: “Taksat e shqiptarëve digjen dhe bëhen flori për llogaritë e Edi Ramës dhe bandës së tij”

Partia Demokratike ka publikuar listën e kallëzimeve penale ndaj ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, por që u la i lirë nga gjykata.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Belind Këlliçi renditi 9 veprat penale, duke thënë se ai duhet të dënohej me 20 vite burg.

Ai thekson se ish-deputetit të Rilindjes, bashkëpunëtor i Edi Ramës, i kanë bërë një ofertë e cila nuk mund të refuzohet. Kelliçi shprehet se Partia Demokratike kërkon mbajtjen përgjegjës para ligjit të të gjithë të përfshirëve.

Deklarata e plotë

Siç e dini tashmë ish-deputeti, Alqi Bllako, “Veloja i vogël” në ‘çetën e Edi Ramës’ bashkë me shokët e tjerë Erion Veliajn, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Engjëll Agaçi, është në fazën 2 të rikuperimit, të quajtur në gjuhë ligjore “arrest shtëpie”.

Edi Ramës i pëlqen që të harrohen bëmat e tij dhe të çetës, si e gjithë afera e inceneratorëve, por gjysmë miliard euro nga djersa dhe kursimet e këtij populli, janë kambanë kishe dhe thirrje e ezanit, për çdo shqiptar që e do Shqipërinë më shumë se partinë.

Do të listojmë sot kallëzimet penale ndaj të pandehurit Alqi Bllako, ish-deputet i Rilindjes, bashkëpunëtor i Edi Ramës, tani dëshmitar që nuk e lënë të pendohet, sepse i kanë bërë një ofertë e cila nuk mund të refuzohet.

Si më poshtë vijon lista e kallëzimeve penale ndaj zotërisë në fjalë:

1. Shpërdorim i Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
2. Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal
3. “Fshehja e te ardhurave” parashikuar në nenin 180 të Kodit Penal
4. “Mospagimi i Taksave”, parashikuar në nenin 181 të Kodit Penal
5. “Moskryerja e detyrave nga organet Tatimore”, parashikuar në nenin 181/a të Kodit Penal
6. “Përfitim i Paligjshëm i interesave”, parashikuar në nenin 257 të Kodit Penal
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të Lartë Shtetërorë” ose të Zgjedhurve Vendorë”, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal
8. “Pastrimi Produkteve të veprës penale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal
9. “Moskallëzim Krimi, parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.
Këto janë 9 veprat penale të Alqi Bllakos, si 9 plagë të Gjergj Elez Alisë, për të cilat Edi Rama do të gjejë ndonjë “motër” në gjykatë që t’ia lajë. Nëse do të gjindej fajtor nga gjykata do të duhej që, minimalisht, të dënohej me 20 vjet burg. Këto janë vepra kryer në punë e sipër për të fshehur “veprat” e Rilindjes, tre incenerorë që as ekzistojnë, as djegin dhe as punojnë.

I vetmi tym që del dhe shihet vjen nga Kombinati Metalurgjik “Hajdutët e partisë” ku taksat e shqiptarëve digjen dhe bëhen flori për llogaritë off shore të Edi Ramës dhe bandës së tij.

Tymi i ka dalë edhe skemës së Edi Ramës, që sipas informacioneve tona po përgatit arrestime të reja, me qëllim që të krijohet ideja e ndëshkimeve nw rastin konkret, inceneratori i Fierit. Një karrem për publikun, duke kapur peshq të vegjël për të lënë pa ndëshkuar peshkaqenët e vërtetë të kësaj mega vjedhje.

Partia Demokratike, ndërkohë që kërkon mbajtjen përgjegjës para ligjit të të gjithë të përfshirëve, do të jetë në këmbë për të mos lejuar që përgatitësit dhe lejuesit e skemës të rrinë të qetë, dhe aktorët e dorës së tretë të mbajnë të gjithë peshën e aferës.

Një drejtësi me regji, është drejtësi e mohuar!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...