29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Përçarësi i kombit rrinte si në gjemba, si tiran pa duartrokitur njëherë ekipin”, Berisha komenton ndeshjen Shqipëri-Çeki

Në konferencën e përjavshme për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal te ndeshja e kombëtares me Çekinë, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 3:0.

Berisha komentoi edhe prezencën e kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se rrinte si në gjemba, duke e konsideruar si përçarësin e kombit.

“Silvinjo është shkrirë në 1 me psikologjinë e lojtarëve dhe krijon tek ata siguri të madhe dhe motivim të fortë. Ndeshja në vlerësim tim modest, ishte me bukura e ekipit të kombëtares që kam parë ndonjëherë,

Por nuk ishte vetëm fusha, vetëm entuziazmi dhe ndezja flakë e tifozëve nën himnin e kënduar nga Shkurte Feza por pati edhe momente kaq pikante aq edhe vetë golat e himni.

Aq sa ishte lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, po aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bën përçarësit të kombit i cili nxinte sterr.

Rrinte si në gjemba, si tiran pa duartrokitur njëherë ekipin sepse shihte ato, përçarësi i kombit. Se ç’ndodhi pastaj mes tij dhe Dukës, investigojeni, por them që ishte përgjigja më e merituar që i dhanë një përçarësi që edhe ditën e ndeshjes, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit shfrytëzoi Parlamentin për të folur kundër Kosovës dhe si vëllai Vuqiqit, apo argati i Beogradit”- tha Berisha mes te tjerash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...