21.7 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Përdhunoi vajzën e re 20-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe e la shtatzënë, arrestohet nga Policia e Fierit 56-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec. Një 56-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të re 20-vjeçare, me aftësi të kufizuara, të cilën e ka lënë shtatzënë.

I arrestuar është shtetasi Petrit Arapi banues në Roskovec, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Ndërkohë, gjatë aksionit të fundit policia ka arrestuar edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. A., 29 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 06.07.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunë për dhënie pasurie”, pasi ka kanosur një shtetase për dhënie pasurie.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij, 14 dhe 16 vjeç.

Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit L. R., 57 vjeç, K. M., 63 vjeç, G. I., 47 vjeç dhe L. A., 26 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...