9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Përfitimet e pamohueshme për shëndetin dhe mirëqenien që vijnë nga çokollata e zezë

Nëse jeni një njeri që i do shumë çokollatat, nuk keni pse ndiheni në faj sa herë i konsumoni. Ndoshta nuk e keni ditur, por çokollata ka përfitime të pamohueshme për shëndetin dhe mirëqenien. Megjithatë kini kujdes, sepse po flasim për çokollatën e zezë, e cila ka një përmbajtje të shtuar të kakaos, si dhe më pak sheqer dhe qumësht në përbërjen e saj sesa alternativat e tjera si çokollata e bardhë. Duke promovuar hormonet e lumturisë, vetitë kundër plakjes dhe një ilaç kundër lodhjes, L’officiel rendit pesë përfitimet e çokollatës së zezë.

Vitamina D

Është vërtetuar shkencërisht se çokollata e zezë është një “armë” kundër mërzitjes, veçanërisht në dimër, kur ekspozohemi më pak në diell, duke shkaktuar një ulje të sintezës së vitaminës D në trupin tuaj. Studiuesit nga Universiteti Martin Luther (MLU) Halle-Wittenberg dhe Max Rubner-Institut publikuan gjetjet e tyre dhe zbuluan se çokollata përmbante një sasi të konsiderueshme të vitaminës D2. Përveçse rrit humorin tonë, vitamina D është e rëndësishme për forcimin e kockave dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të frymëmarrjes.

Kundër plakjes

Çokollata e zezë është më e pasura në antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira në trup.

Forcimi i kujtesës

E pasur me flavonoide, çokollata luan me kapacitetet e trurit tonë. Në të vërtetë, flavonolet theksojnë rrjedhën e gjakut në pjesën e trurit të lidhura me aftësitë e memorizimit, duke ju lejuar kështu të keni një kujtesë më të fortë.

Gjumë më i mirë

Çokollata e zezë ka një përmbajtje interesante të magnezit, përkatësisht 84 gramë për 100 gramë çokollatë të zezë me një minimum prej 40% kakao. Shpesh, mungesa e magnezit mund të jetë shkaku i gjumit të shqetësuar, prandaj, një katror me çokollatë të zezë para se të bini në gjumë mund të jetë ilaçi i mrekullueshëm për një gjumë të qetë.

Endorfina

Midis mungesës së diellit dhe pandemisë që ndikon në dietën tonë, është e rëndësishme të hamë ushqim që është sa i shëndetshëm, edhe i shijshëm. Çokollata ka një përbërje të pasuruar me magnez dhe teobrominë – dy substanca që rregullojnë sistemin tonë nervor duke rritur efektet e neurotransmetuesve si serotonina, e cila njihet për ndikimin e saj në stres, ankth e depresion dhe ofron një ndjenjë lumturie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...