24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Përfitoi nga Aministia, 54-vjeçari gënjen gazetarin, ishte dënuar per ngacmim seksual

Albert Demolli përfitoi ditën e djeshme nga amnistia penale. Burri nga Devolli, la qelinë pas dy vitesh burg, por ndryshe nga shumë të tjerë që u pritën nga familjarët, ai nuk kishte askënd që ta priste jashtë ambienteve të burgut të Drenovës.

Ishte gazetari Xhensil Shkëmbi ai i cili e shoqëroi Demollin për në banesën e tij në fshatin e Ponçarës ku dhe rrëfeu se pas daljes nga qelia do të fillonte një jetë të re.

56-vjeçari tha se ishte dënuar nga Gjykata e Korçës pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërkohë deklaratat e tij gjatë kësaj interviste të shkurtër ishin kontradiktore.

Albert Demolli nuk është i dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes por pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Në vitin 2022, Albert Demolli, 54-vjeç në atë kohë, kishte ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës më 19.05.2022.

Ditën e djeshme ky shtetas është pritur në banesën e tij me “krahët hapur” nga bashkëshortja dhe vajzat e tij, për të cilat në intervistën e dhënë të mërkurën tha se nuk e duan nënën e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...