26.5 C
Tiranë
Thursday, October 3, 2024
spot_img

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, interpelancë e paralajmëruar me PD-në

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku një nga temat kryesore të diskutuara ishte rendi i ditës së seancës së ardhshme parlamentare. Kjo seancë do të nisë me një interpelancë të thirrur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Burime nga Partia Socialiste raportojnë se ka gjasa që në interpelancë të jetë i pranishëm vetë kryeministri Edi Rama. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Rama të delegojë pjesëmarrjen, duke ia lënë përgjegjësinë ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, sipas rregullores së Parlamentit, që e lejon këtë veprim.

Kjo interpelancë është e rëndësishme në klimën aktuale politike, me opozitën që kërkon sqarime për çështje të ndryshme, dhe seanca pritet të jetë me interes të lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT