26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përgjimet e SkyECC/ Ergys Dashi pjesë e grupit të Brecanit , u vra në Ekuador në 2022

Personi i njohur si DP, i identifikuar si Ergys Dashi nga dosja e siguruar , ka dalë të jetë figura kyçe në një grup kriminal. Ergys Dashi u vra mbrëmjen e 22 janarit të vitit 2022. Nga bisedat e zbardhura në platformën SKYECC, rezulton se ai ishte personi kyç për grupin në Ekuador.

Ergys Dashi, sipas bisedave, kryente rolën e lidhjes me njerëzit me nacionalitet të huaj, veçanërisht në Amerikën e Jugut. Dashi kishte përgjegjësi për blerjen e lëndës narkotike dhe organizimin e punës për futjen e saj drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në një nga bisedat, ai siguronte ortakët se procedurat e futjes së ngarkesave do të ishin më të lehta, pasi kishte siguruar lidhjet me një kompani që blinte banane.

Per interesa të dokumentimit të ketij fakti nga organi procedues jane kqyrur dhe analizuar komunikimet e kryera ne aplikacionin SkyEç te derguara nga autoritetet firanceze të drejtesise. Referuar bisedave te realizuara nga perdoruesit e SkyEç midis datave 06.01.2021 dhe 19.02.2021 dhe më konkretisht bisedave te zhvilluara mes shtetasve Ismail Zeneli (Q3QNV9) me nofken “Daja”, Dajloki” dhe “Transporter”, Eralbi Breçani (S7DEGI) me nofken “Boli” ose “Toni”, Besmir Murtati (V6FGL7) me nofken “Kukesi” dhe Ergys Dashi (D**P) me nofken “Elb” ose “Elb nisan”, del në pah bashkpunimi ndermjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndeve narkotikëve. Evidentohen rolet e secilit per realizimin e trafikimit të narkotikeve nga vendet e Amerikes e Jugut në drejtim të portit të Valencias, Spanje. Me konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve ne kryerjen e veprave penale shte si më poshtë:

a) Shtetasi Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origines (Brazil). Gjithashtu shtetasi Ismail Zeneli ka rolin e nxjerrjes se lendes narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin ne këte port e transortohet me kontenier. Ne bashkëpunim shtetasi Ismail Zeneli ka patur edhe shtetasin Artan Sulejmani, i cili nuk evidentohet ne komunikimet ne grup, por më date 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del ne pah si bashkëpunëtor dhe pjese e ngarkeses me lende narkotike dhe ne dijeni se më ke po organizon trafikun Ismaili.

b) Shtetasi Eralbi Brecani ka pasur rolin e porositesit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike në vendin e origjines (Brazil).

c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines (Brazil).

d) Perdoruesi i SkycEç D*P*, ka pasur rolin e kontaktimit et personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...