14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Përndoqi një grua dhe goditi me sende të forta një shtetas, arrestohet nga Policia e Durrësit 52-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë shtetas, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka goditur me sende të forta një tjetër person, si dhe i ka ngacmuar bashkëshorten.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale A.Gj dhe akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”.

Mes të arrestuarve janë edhe dy të rinj, njëri prej të cilëve nga Fushë Kosova, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, i kanë vjedhur shtetasit A. Ç., një sasi vlere monetare dhe dokumente personale.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit K. A., 20 vjeç, banues në Fushë Kosovë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ” Vjedhja “.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, i kanë vjedhur shtetasit A. Ç., një sasi vlere monetare dhe dokumenta personale.

Gjithashtu nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, më datë 20.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, kanë vjedhur në marketin e shtetasit P. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur shtetasen N. Zh.57 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Y. Xh., 41 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin “Mazhe”, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Pezho”, në gjëndje të dehur, ka goditur mjetin tip “Volkwagen”, duke shkaktuar dëme materiale;

G. B., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...