30.2 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Përplasja për kohën e kufizuar të debatit, Balla sqaron opozitën: “S’ka një parlament në Europë që nuk i zhvillon seancat me kohë të reduktuar qëndrimi në seancë plenare”

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla iu përgjigj kërkesës së deputetëve të opozitës për të zbatuar sipas tyre rregulloren e kohës së diskutimit në seancë plenare. Balla tha se Kuvendi do të zbatojë rregulloren e vendosur me konsensus në Konferencën e Kryetarëve, që diskutimet të bëhen me kohë të kufizuar deri në momentin që të gjithë parlamentarët të jenë të vaksinuar.

Balla solli edhe shembullin e mbledhjeve të Parlamentit Europian kur tha se më shumë se 700 eurodeputetë do të diskutojnë për vetëm 4 orë.

Ndërkohë kreu i grupit socialist tha se ka nisur të ketë mes shumicës dhe pakicës në Kuvend një dialog konstruktiv dhe paralajmëroi se për disa çështje me rëndësi që janë sot në axhendën e Kuvendit do të ketë dakortësi me opozitën.

Është rënë dakort që deri në vaksinimin e plotë të të gjithë deputëtëve si rregull i miratuar me konsensues nga konferenca e kryetarëve ne kemi dakordësuar ti kthehemi punës në komisione pa asnjë limit e po me konsensus është rënë dakort dje që të shtohet një orë për shumën e cështjeve.

Sot në Strasburg në PE 700 eurodeputetë do kenë 4 orë kohë diskutimesh.

Jemi në pandemi botërore, të gjitha parlamentet, s’ka një në Europë që nuk i zhvillon seancat me kohë të reduktuar qëndrimi në seancë plenare.

Kuvendi i Shqipërisë, apeli im është t’i bindemi asaj kërkese që ne ia bëjmë qytetareve po kemi deputete që s’e kanë kryer ende, procesin e vaksinimit.

Kur të kemi situatën nën kontroll edhe brenda kësaj salle do ecim hap pas hapi.

Mos abuzoni duke iu referuar rregullores. E kuptoj mund të keni halle të tjera por kjo seancë do zhvillohet sipas këtij vendimi, jam shpresë plotë se në fund të kësaj seance do kemi dakortësi për disa cështje të rëndësishme që në fund të fundit ka filluar të ketë një dialog konstruktiv shumicë pakicë në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...