21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Përplasje pas ndeshjes Dinamo – Jagiellonia, tension mes tifozëve shqiptarë dhe polakë

Momente tensioni janë regjistruar mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, vetëm pak metra larg stadiumit “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes mes Dinamos dhe Jagiellonias së Polonisë.

Një grup tifozësh shqiptarë janë afruar pranë autobusit të ekipit polak dhe kanë nisur thirrjet dhe sharjet ndaj tyre. Situata u përshkallëzua për pak çaste, ndërsa efektivët e policisë ndërhynë menjëherë për të shmangur përplasjen e drejtpërdrejtë.

Ky reagim i tifozëve shqiptarë lidhet me incidentin e rëndë të ndodhur më herët gjatë ditës, kur disa tifozë të Jagiellonias u filmuan duke përdhosur monumentin e Skënderbeut dhe duke bërë thirrje pro-serbe, përfshirë kore të tipit “Vritini shqiptarët” dhe shpalosjen e një flamuri me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në qendër të Tiranës.

Policia e Shtetit ka rritur masat e sigurisë në zonë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo të shoqëruar, por pritet një reagim zyrtar mbi incidentet e sotme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...