21.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“Përplasjet me Iranin kanë përfunduar”, Donald Trump njofton Kongresin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka informuar Kongresin amerikan se përplasjet me Iranin janë mbyllur, duke theksuar se nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe atyre iraniane që nga fillimi i muajit prill.

Në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, Trump bëri të ditur se situata e armiqësive, e nisur më 28 shkurt, tashmë konsiderohet e përfunduar. Megjithatë, ai paralajmëroi se Irani vijon të përbëjë një kërcënim të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.

Presidenti shtoi se do të vazhdojë të drejtojë forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e tij kushtetuese si komandant i përgjithshëm, si dhe në drejtimin e politikës së jashtme të vendit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, armëpushimi aktual ka pezulluar afatin 60-ditor që kërkon miratimin e Kongresit për vijimin e operacioneve ushtarake, duke shmangur për momentin nevojën për një autorizim të ri për përdorimin e forcës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...