26.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Petrit Qoli hedh akuza të forta ndaj Nuredin Dumanit,”Ai do Coca Cola, palestër dhe femra”

Petrit Qoli, i akuzuar për vrasje me paramendim dhe i përfshirë në dosjen e njohur “Plumbi i Artë”, ka hedhur akuza të rënda ndaj bashkëpunëtorit të tij Nuredin Dumani, i cili nuk ka mundur të paraqitet në seancën gjyqësore për shkak të arsyeve shëndetësore.

Nga qelia e tij, Petrit Qoli ka shprehur një lloj kënaqësie për punën e SPAK dhe GJKKO, por ka theksuar se ndihet i detyruar të bëhet vrasës, siç ka thënë ai, si Nuredin Dumani. Ai ka bërë deklarata të forta, duke thënë:

“Si çdo shqiptar dhe ata të Diasporës, jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani, si vrasës me pagesë, shijon jetën jashtë sallës, ndërsa ne po baltosemi.”
Duke theksuar shpenzimet e Dumanit për luksin, ai ka shtuar: “Ai do Coca Cola, palestër dhe femra. Unë kam humbur 40 kg dhe jemi në burg kot.”

Petriti Qoli ka kërkuar që prokuroria dhe gjykata të ndihmojnë për të hequr ‘balten’ që ai ndien mbi veten e tij dhe ka shprehur frikën se mund të vdesë nga sëmundje, jo nga burgu. Ai e ka krahasuar situatën e tij me atë të Dumanit, duke theksuar se është i detyruar të ndjekë një rrugë të ngjashme.

Në përfundim, ai ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë: “Do bëhemi si Nuredini, do vrasim 5-6 veta dhe do të marrim 5 milionë euro të grumbulluara. Kështu do dalim dhe do marrim statusin.”

Në përfundim të seancës, gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do të vazhdojë seanca me mungesën e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...