33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Petrit Vasili akuza të forta ndaj qeverisë: “Kjo qeveri ka zero aftësi planifikuese, parat për buxhetin bëhen copa-copa në rrugë”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar si jofunksionale.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, teksa foli për aktin normativ për buxhetin e vitit 2022, Vasili theksoi se qeveria ka zero aftësi planifikuese.

Nga foltorja e Kuvendit Vasili pohoi se qeveria bën investimet e rialokime hajdute.

“Kjo qeveri ka zero aftësi planifikuese. Këto dy muaj, apo pak javë që janë, se e kanë bërë fakt të kryer, do shpenzojnë më shumë se kaq. I ikim dot kësaj analize? Skemi qeverisje. Zero qeverisje. Ashtu siç shfaqet klienti i radhës në zyrën e zyrtarit, transferohen paratë nga këtu, këtu. Parat për buxhetin bëhen copa-copa në rrugë.

33 deputetë shkuan në Gjykatën Kushtetuese për një akt normativ të kohës. Ata e rrëzuan aktin normativ në Kushtetuese. Ky është qëllimi i tyre. S’kanë turp dhe sot na bien 4 akte në një vit. Ku është emergjenca për të nisur projekti për Llogaranë?! Shpjegojuani shqiptarëve. Këta shkuan e fituan, ai që bërtiti i ekzaltuar Rama, ishte atëherë në opozitë. Kur vjen në pushtet bëhesh lapanjoz.”, tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...