17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Plagoset pronari i një dhome me qira në Vlorë pas një konflikti për afatet e qëndrimit

Një mosmarrëveshje për afatin e qëndrimit në një dhomë me qira ka përfunduar me plagosjen e pronarit të banesës në lagjen “10 Korriku” të Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:00.

Sipas policisë, konflikti nisi si debat verbal midis pronarit B.L., 53 vjeç, dhe qiramarrësit Klevis Aliaj, 36 vjeç, dhe më pas degjeneroi në përleshje fizike.

Gjatë konfliktit, Aliaj dyshohet se ka goditur pronarin me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

B.L. u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku” të Vlorës.

Ka qenë një debat verbal mes shtetasit B. L., 53 vjeç, dhe qiramarrësit Klevis Aliaj, 36 vjeç, që më pas është shndërruar në përleshje fizike.

Gjatë konfliktit, Aliaj dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

53-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...