24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Plagosja në Mollaj, Korçë: Gjykata cakton masat për 4 të arrestuarit

Në Gjykatën e Korçës është zhvilluar sot seanca për caktimin e masës së sigurisë për 4 personat e arrestuar lidhur me plagosjen e 27-vjeçarit Ari Kodra.

Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve: Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi. Ndërsa për Thanas Paskalin është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.

Autorit të plagosjes, Aleks Qiqi, masa e sigurisë pritet t’i komunikohet në spital, ku ndodhet pas plagosjes. Pas ngjarjes, katër të arrestuarit kanë reaguar duke goditur edhe Qiqin, i cili mbeti me dëmtime.

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 gushtit në fshatin Mollaj të Korçës, kur Ari Kodra u sulmua me thikë nga Aleks Qiqi. Autori, i cili ishte pak kohë jashtë burgut, është i dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë çështje droge, dhe ka precedentë edhe në Greqi.

Ngjarja është ende nën hetim nga autoritetet, ndërsa qytetarët e zonës mbeten të shqetësuar për rritjen e incidenteve të dhunës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...