23 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Plagosja në Pogradec, vëllai i 27-vjeçarit Jolldashi ngre akuza ndaj policisë: Mbron Deis Mekon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 27-vjeçar është plagosur nga një grup individësh të pajisur me armë dhe makina. Vëllai i të plagosurit ka ngritur akuza të rënda ndaj një personi, Deis Meko, i cili sipas tij drejton një bandë kriminale dhe ka pasur implikime në ngjarje të tjera të rënda.

Sipas vëllait të të plagosurit, ngjarja nuk është një rast i izoluar, pasi krimineli Deis Meko ka pasuar veprimtari të këqija në lagjen ku operon. Akuza bëhet se policia nuk ka marrë masa paraprake për të parandaluar ngjarjen, ndërkohë që vazhdimisht favorizon këtë person. Ai akuzon se krimineli ka lidhje me trafik kokaine dhe drejton lokale në të cilat kryhen veprimtari të paligjshme.


“Dje në Pogradec ka ndodhur një ngjarje, ku është plagosur vëllai im, Alted Jolldashi. Krimineli Deis Meko, bashkë me bandën e tij i kanë zënë pritë vëllait tim dhe e kanë plagosur me pistoletë tip TT me 4 plumba, një në gjoks, një në dorë, një në këmbë dhe një në shpatull. Siç duket nga video, krimineli Deis Meko ka qenë me 3 makina dhe vetë i shtati kur ka qëlluar 4 herë me pistoletë dhe ka rrezikuar jetën e dhjetëra fëmijëve, që ishin në ato momente pranë vendngjarjes. Krimineli Deis Meko favorizohet nga inspektorët e policisë, pasi ai iu jep ryshfet atyre. Efektivët e Komisariatit të Pogradeci po e ndihmojnë kriminelin Deis Meko, që ngjarjen ta marrë përsipër një tjetër kriminel, një person me inicialet K.L, 27 vjeç, që Meko e mban për raste si kjo që sapo ndodhi. Krimineli Deis Meko është i implikuar në punë të jashtëligjshme si shitja e kokainës në 4 lokale që i disponon në Pogradec, që i përdor edhe për shpërndarje fajdesh dhe lojëra fati. Çdo gjë mund të verifikohet lehtësisht sapo të jeni në Pogradec dhe të pyesni për këtë person. Kjo, sepse njihet shumë mirë se është kontigjent kriminal. Policia nuk ka marrë masat përpara se të ndodhte ngjarja, pasi përpara 6 muajve vëllain tim e kanë pritur 7 persona me maska e armë dhe ne kemi bërë denoncime e nuk ka ndodhur asgjë. E kanë goditur me leva e armë dhe është shtruar në spital e policia nuk ka marrë askënd në pyetje për këtë ngjarje. I bëj thirrje ministrit dhe mediave, që të vihet në vend drejtësia”, deklaroi vëllai i Alted Jolldashit

Ndërkaq, polici ka reaguar duke thënë se kanë ndërmarrë masa dhe kanë arrestuar një person në lidhje me ngjarjen. Hetimet janë ende në kurs dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë përfshirëve në ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...