33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Plagosje me armë zjarri në Allias, Tiranë; një i plagosur jashtë rrezikut për jetën, autor në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme zonën e Alliasit në Tiranë, ku një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të një 31-vjeçari. Viktima, Sandrino Baci, është plagosur në këmbë nga 38-vjeçari Korado Teodori, i cili pas ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa forcat e rendit vijojnë kontrollet intensive në zonë për kapjen e autorit.

Policia ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes dhe po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës:

Më datë 08.06.2025, rreth orës 07:50, në zonën e Alliasit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç, i cili është komshi me autorin.

Aktualisht, i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarje të tilla theksojnë nevojën për vëmendje dhe ndërhyrje të shpejtë nga strukturat e rendit për të parandaluar përshkallëzime të ngjashme në komunitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...