33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Tragjedi në Romë: Në parkun Villa Pamphili gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në parkun e njohur Villa Pamphili në Romë, ku janë gjetur trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje. Zbulimi i dy trupave u bë në dy pika të ndryshme të parkut, të ndara vetëm nga një distancë prej më pak se 200 metrash.

Ngjarja është zbuluar nga disa të rinj që po luanin volejboll në një nga hapësirat e parkut. Një prej vajzave u largua për të kryer nevojat personale dhe u përball me një pamje tronditëse — një trup gruaje i futur në një qese të zezë, me një krah të majtë që shfaqej mbi kokë.

“Sapo e pashë, kuptova se ishte e vdekur,” ka treguar vajza për Corriere della Sera. “Mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të çelët. U largova menjëherë, isha në shok.”

Pas njoftimit, miqtë e saj iu afruan trupit dhe më pas pa hezitim vrapuan drejt policisë. Në atë moment, forcat e rendit ndodheshin pranë vendit ku pak më parë ishte zbuluar trupi i një foshnje të moshës 6 deri në 12 muajsh, i fshehur mes shkurreve.

“Dukej si një kukull. Nga rruga dukej vetëm një anë e trupit. Nuk më shkonte mendja se mund të ishte një foshnje e vërtetë,” tha një prej dëshmitarëve, i cili menjëherë lajmëroi autoritetet.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shpejt forcat e policisë, zjarrfikësit, mjekët e emergjencës dhe prokuroria, me në krye prokurorin Antonio Verdi.

Hetimet vijojnë në mënyrë intensive, ndërsa autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse viktimat kanë lidhje mes tyre. Megjithatë, afërsia e gjetjes së trupave dhe koha e ngushtë mes dy zbulimeve ngre dyshime të forta për një lidhje të mundshme.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e analizave të ADN-së për të identifikuar viktimat dhe për të përcaktuar nëse ekziston lidhje familjare mes tyre.

Prokurori Verdi ka cilësuar situatën si “shumë të ndërlikuar”, duke lënë të hapur mundësinë që të bëhet fjalë për dy ngjarje të veçanta. Megjithatë, burime pranë hetimeve kanë bërë me dije se foshnja ka shenja të dukshme dhune, që shton dyshimet për një krim të dyfishtë.

Policia po shqyrton të gjitha pamjet filmike nga zonat përreth parkut dhe po merr në pyetje dëshmitarët në përpjekje për të rikonstruktuar kronologjinë e ngjarjes dhe për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...