14.5 C
Tiranë
Sunday, May 24, 2026
spot_img

“Planet për një agresion ushtarak”/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Nuk befasohemi nga sulmet e fabrikuara ruse

Ukraina është njoftuar nga agjencitë amerikane të zbulimit mbi planet ruse për prodhimin e filmimeve propagandistike të një sulmi nga forcat ukrainase dhe shfrytëzimin e tyre si pretekst për të nisur një ofensivë ushtarake. Ndërsa Kievi pret më shumë hollësi rreth këtyre raportimeve, Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba thotë se sulmet e fabrikuara ruse janë të pritshme.

Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se nuk është i befasuar nga raportimet rreth mundësisë që Rusia të fabrikojë sulme dhe të përdorë ato si pretekst për të pushtuar Ukrainën.

“Informacionet e publikuara nuk na befasojnë. Nga viti 2014 kemi parë shumë veprime tinëzare nga Rusia. Ne kemi parë se ata nuk ndalen në përpjekjet për të sajuar diçka që pastaj të akuzojnë Ukrainën. I gjithë operacioni i jashtëligjshëm i pushtimit të Krimesë u krye përmes sulmeve të fabrikuara. Ushtarët rusë hoqën të gjitha simbolet nga uniformat ushtarake, që askush të mos i identifikonte”, tha zoti Kuleba në një konferencë shtypi.

Shtetet e Bashkuara akuzuan Kremlinin të enjten për komplot për të fabrikuar një sulm të forcave ukrainase në territorin rus dhe përdorimin e tij si pretekst për të sulmuar Ukrainën

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se skema përfshin prodhimin e disa pamjeve të rënda propagandistike të një shpërthimi të inskenuar me aktorë.

ShBA nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtyre pretendimeve.

Plani për një sulm të rremë ndaj territorit rus ose një grupi njerëzish që flasin rusisht përshkruhet në dokumente të deklasifikuara të zbulimit amerikan, që ditëve të fundit janë ndarë edhe me zyrtarët ukrainas dhe aleatët evropianë.

Kriza Moskë-Kiev pritet të diskutohet këtë muaj në Berlin në një takim midis Gjermanisë, Rusisë, Ukrainës dhe Francës.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...