16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Sekuestro 5 milionë euro pasuri në Tiranë – SPAK godet rrjetin e “Monopol”, në kërkim pronari Aurel Hoxha

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro, në kuadër të hetimeve për Aurel Hoxhën, pronarin e kompanisë “Monopol”, aktualisht në kërkim për porositjen e vrasjes së Klevis Lleshit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, më 3 tetor 2025, është vendosur “sekuestro preventive” ndaj:
• 3 subjekteve tregtare,
• 7 apartamenteve,
• 6 njësive tregtare,
• 32 automjeteve luksoze (përfshirë Lamborghini Urus dhe Rolls Royce Cullinan),
• si dhe 52 llogarive bankare në emër të të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Subjektet nën sekuestro janë:
• “Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K.,
• “Monopol Bar Lounge 24 orë”,
• dhe “Elite Event sh.p.k”.

Të gjitha këto biznese janë të regjistruara në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku ndodhen edhe apartamentet dhe njësitë tregtare të sekuestruara.

Sipas SPAK, mjetet luksoze dhe llogaritë bankare janë në emër të A.K., K.K., L.K., Zh.Xh., S.L., dhe subjekteve të lidhura si “SALOU Rental” dhe “Monopol Exchange”.

Ekzekutimi i vendimit është ngarkuar Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ndërsa hetimet për origjinën e pasurisë vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...