35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Policia arreston 4 Persona në Berat për shpërndarjen e Drogës në Klub Nate

Policia e Beratit ka finalizuar një operacion të gjerë, duke arrestuar katër persona të dyshuar për shpërndarjen e drogës në një klub nate. Arrestimet janë bërë pas kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.”

Në mesin e të arrestuarve është pronari i klubit, E.V., dhe bodyguardi K.D. Hetimet u drejtuan nga Prokuroria dhe morën pjesë Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektori i Agjentëve në Mbulim. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 28 doza të dyshuara kokainë, të mbështjella me qese të tejdukshme. Po ashtu, në banesën e pronarit të klubit u gjetën pesë doza të tjera kokainë dhe një peshore elektronike.

Një tjetër zbulim i rëndësishëm është bërë në automjetin e bodyguardit K.D., ku në xhepin e derës janë gjetur 23 doza kokainë të fshehura në një vezë të ngjashme me ato të kinderave, të ngjyrës së verdhë.

Ky operacion ka goditur një rrjet të mundshëm shpërndarës të drogës në një nga lokalet më të njohura të Beratit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...