35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Policia e Shkodrës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Shkodrës ka parandalur një ngjarje të mundshme kriminale si pasojë e ndërhyrjes së menjëhershme të uniformave blu. Një konflikt ishte shpërthyer mes pronarit të një lokali, G. H., dhe disa shtetasve të tjerë në lagjen “Manush Alimani” të Shkodrës. Pas largimit të një prej agresorëve, ai është rikthyer në lokal me një armë zjarri kallashnikov, por falë veprimeve të shpejta të Policisë, u arrit neutralizimi dhe arrestimi i 54-vjeçarit, V. H., banues në Shkodër.

Në kuadër të operacionit policor “Reagimi”, u arrestua 54-vjeçari për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosje”. Pas konstatimit të forcave të rendit, ai hodhi armën e zjarrit në tokë, ndërsa shërbimet e Policisë e arrestuan menjëherë dhe sekuestruan armën dhe municionin luftarak.

Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë pronari i lokalit, G. H., për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...