36.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Policia britanike: Një nga viktimat e sulmit në Mançester u qëllua aksidentalisht nga oficerët

Një nga viktimat që humbi jetën gjatë sulmit të një terroristi sirian pranë një sinagoge në Mançester, rezulton të jetë qëlluar aksidentalisht nga të shtënat e policisë.

Shefi i policisë për rajonin e Mançesterit, Sir Stephen Watson, konfirmoi se njëri nga dy personat e vrarë “ka pësuar një lëndim që përputhet me një plagë me armë zjarri”, pa saktësuar ende nëse kjo ishte shkaku i vdekjes.

Watson sqaroi se sulmuesi, 35-vjeçari Jihad Al-Sami, nuk kishte në posedim armë zjarri dhe se të vetmet të shtëna u qëlluan nga oficerët policorë, të cilët ndërhynë për ta ndaluar që të hynte në sinagogë.

“Ky lëndim për fat të keq mund të jetë shkaktuar si një pasojë tragjike dhe e paparashikueshme e veprimeve urgjente të ndërmarra nga oficerët e mi për t’i dhënë fund këtij sulmi të egër”, – tha Watson.

Ndërkohë, një nga tre personat e plagosur ndodhet në spital me një plagë nga armë zjarri, por është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se të dy viktimat që u qëlluan ndodheshin shumë afër njëri-tjetrit, pas derës së sinagogës, në momentin kur oficerët hapën zjarr.

Autoritetet britanike kanë nisur një hetim të plotë për ngjarjen, e cila ka tronditur opinionin publik dhe ka rritur shqetësimet për sigurinë e komunitetit hebre në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...