28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Policia e shtetit i përgjigjet Berishës për akuzat: “Nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie”

Policia e Shtetit i është përgjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e Partisë Demokratike sic pretendon ai.

Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit thotë se ndjen keqardhje që ajo përdoret në debatin e brendshëm të një partie politike, duke shtuar se kjo nuk i shërben as ligjit dhe as të vërtetës.

Ky ishte reagimi pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha për prani të forcave të RENEA-s në tarracë e godinës së Partisë Demokratike.

Më herët, akuzave u përgjigj edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se ai dhe Policia e Shtetit nuk kanë lidhje me “kacafytjen mes dy kufomave politike.”

Reagim i Policisë së Shtetit

“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës. Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik. Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...