23.5 C
Tiranë
Friday, May 17, 2024
spot_img

Policia e Tiranës godet grupin e trafikantëve të drogës: Detajet e operacionit “Tempulli 3”

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë, duke zbuluar rezultatet e megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”. Grupi prej 35 personave, që shpërndante drogë në lokalet e natës, afër shkollave dhe zona të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, u godit pas një hetimi të gjatë.

Në operacionin e zbatuar, janë vënë në pranga 20 persona, ndërsa 10 janë shpallur në kërkim. Po ashtu, janë komunikuar 5 masa sigurie në qeli për të kapurit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë, dhe 100 doza kanabis, së bashku me 27 telefone celularë të markave të ndryshme dhe 5 automjete të markave të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë.
Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas ndaj të cilevë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas të arrestuar më parë
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë
50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë
100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
27 telefona celular të markave të ndryshme
5 automjete të markave të ndryshme.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, falenderojmë prokurorin e këtij procedimi, z. Albert Demirneli dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të procedimit.
Njëkohësisht Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve.
Duke përfituar nga rasti dua të garantoj qytetarët se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin e sigurinë, parandalminin, evidentimin dhe goditjen e cdo paligjshmërie, dhe në këtë kuadër i ftoj përsëri që që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpunimin me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi sëbashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT