14.8 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Policia Holandeze sekuestron 250 Kg kokainë të fshehura në arkivole

Policia holandeze ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë, e cila ishte fshehur në dy arkivole. Lënda narkotike u kap në zonën jugore të Numansdorp, pasi policia ndaloi një furgon, shoferi i të cilit po sillej në mënyrë të dyshimtë.

Gjatë hetimeve, shoferi tha se po transportonte dy trupa të pajetë në arkivole, por dokumentet që ai kishte me vete nuk korrespondonin me atë që po transportohej. Furgoni u shoqërua në një agjenci ku, pasi u hapën arkivolat, u gjetën çanta të mbushura me kokainë. Pas peshimit, rezultoi se sasia e kokainës ishte 250 kg.

Autoritetet holandeze kanë vlerësuar se, nëse kjo lënde narkotike do të kishte dalë në treg, ajo mund të kishte arritur vlerën e 13 milionë eurove. Policia po heton ngjarjen dhe përpjekjet për identifikimin e personave të përfshirë vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...