26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Policia Shtetit i përgjigjet Gazment Bardhit: Ndërhyrja në selinë e PD-së është bërë konform ligjit dhe rregullave

Policia e Shtetit referuar deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoktarike Gazment Bardhi gjatë emisionit në Opinin në TV KLAN, sqaron dhe informon opinonin publik dhe të gjithë ata që janë të interesuar se:

Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke.
Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022.

Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...