29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Polonia rrit mbrojtjen ajrore, propozon vendosjen e raketave “Patriot” pranë kufirit me Ukrainën

Polonia do të propozojë vendosjen e raketave shtesë “Patriot” pranë kufirit të saj me Ukrainën, pas një oferte nga Gjermania, tha të hënën në “Twitter” ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

“Gjatë bisedës së sotme me palën gjermane, do të propozoj që sistemi të vendoset në kufirin me Ukrainën”, shkroi ai në Twitter.

Gjermania i ka ofruar Varshavës sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” për ta ndihmuar atë të sigurojë hapësirën e saj ajrore pas rrëzimit të një rakete në Poloni javën e kaluar, tha të dielën ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

“Raketa që goditi Poloninë duke vrarë dy persona, duket se ishte gjuajtur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe jo nga një sulm rus”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg duke qetësuar shqetësimet fillestare se sulmi mund të nxiste një konflikt përtej kufinjve të Ukrainës.

Sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore “Patriot” janë ndërtuar me qëllim të eliminimit të rrezikut para se raketat të godasin shënjestrën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...