21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Pranga 24 vjeçarit dhe kamarierit në Krujë,e kishte kthyer lokalin për përdorim dhe shitje droge

Një 24 vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi lokalin që e kishte marr me qira e kishte kthyer për përdorim dhe shitje droge. Në pranga ka rënë po ashtu edhe kamarieri i lokalit.

siç njofton policia kanë nisur hetimet edhe për një klient, i cili u kap në flagrancë duke konsumuar drogë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Përshtatja”.

Kishte përshtatur për përdorim dhe tregtim të kokainës dhe të kanabisit, lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Në pranga edhe një 35-vjeçar, kamarier i lokalit të përshtatur për këtë veprimtari kriminale.

Në hetim një 23-vjeçar, klient i lokalit, pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.

Sekuestrohen 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, për përshtatjen e një lokali për përdorim droge, të mbështetura nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të këtij Komisariati,  organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përshtatja”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. Sh., 24 vjeç, pasi kishte marrë një lokal me qira dhe e kishte përshtatur atë, për përdorim të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis;

-A. B., 35 vjeç, kamarier i këtij lokali

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari dhe ku ishte kamarier shtetasi A. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasve F. Sh. dhe A. B., ndërsa në ngarkim të shtetasit D. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...