35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Preç Zogaj për zhvillimet në PD/” Berishai dha një armë zotit Basha për të mos i pranuar si të ligjshme vendimet që u morën në stadium”

Analisti Preç Zogaj ka komentuar zhvillimet në PD në emision teksa u shpreh se me drejtimin në gjykatë për statutin e votuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, ‘beteja’ e Berishës bëhet ligjore dhe jo më revolucionare.

“Berisha zgjodhi me vetëdije të ndiqte një rrugë të tijën, të ndryshme nga ajo që është sanksionuar në Statutin e PD-së. Në këtë mënyrë i dha një armë zotit Basha për të mos i pranuar si të ligjshme vendimet që u morën në stadium. Ndoshta nisur nga ideja se po udhëhiqte një revolucion që i shkruan rregullat nga e para, ndoshta për të poshtëruar kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. Asnjë palë e dytë apo një palë mbi palët nuk mund ta dijë sa delegatë më të drejtë vote morën pjesë.

E vetmja mundësi që ofruan organizatorët ishte “na besoni”. Edhe diktaturat flasin e veprojnë në emër të vijës së masave, popullit, shumicës – tha më tej Zogaj, ndërsa shtoi se dallimi mes vijës së masave në diktaturë dhe shumicës në demokraci është se e para shihet si turmë, kurse demokracia është një tërësi individësh të lirë.

“Bolshevikët, nga vetë fjala, vepronin në emër të shumicë. Dallimi mes vijës së masave në diktaturë dhe shumicës në demokraci është se e para shihet si turmë, kurse demokracia është një tërësi individësh të lirë. Në momentin kur thirren për të marrë një vendim procedura dhe rregullat bëhen esencë e demokracisë.

Prandaj kemi një korpus kaq të gjerë ligjesh e rregullash që rregullojnë çështjet e votimit. Por ka një ngjarje që i ka dhënë një drejtim tjetër zhvillimeve, Pala e Berishës i është drejtuar gjykatës. Nga ky moment beteja bëhet ligjore,- nënvizoi Zogaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...