26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Presidenti Meta reagon për nismën e shkarkimit/ “Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për nismën e shkarkimit të iniciuar nga PS duke e cilësuar si ‘’shashkë’’.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, duke apeluar që të bëhet administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

STATUSI NGA ILIR META

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.

Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, shkruan Meta.

50 deputetë të parlamentit aktual kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në një dalje për mediat, kryetari i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla tha se kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit është bërë për shkak se para dhe gjatë fushatës elektorale, Presidenti Meta sipas tij “ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...