38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Presidenti Meta vlerëson me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy dëshmorët e UÇK-së/ “Kosova është gjaku ynë, që nuk falet kurrë!”

Presidenti i Republikës, lir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë pejanë, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës:

Selman Lajçin (pas vdekjes): “Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare, si luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Me mirënjohje ndaj sakrificave për lirinë e vendit dhe shembullit të rrallë e frymëzues për brezat e ardhshëm.”

si dhe Besnik Lajçin (pas vdekjes): “Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare si luftëtar i orëve të para për lirinë e Kosovës. Me mirënjohje ndaj sakrificave për lirinë e vendit dhe shembullit të rrallë dhe frymëzues për brezat e ardhshëm.”

Fjala e Presidentit Meta:

“Më lejoni së pari, t’i uroj mbarë kombit shqiptar dhe në mënyrë të veçantë qytetarëve të Kosovës, 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë të Kosovës, që edhe zyrtarisht e vulosi rrugën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, me perspektivë të sigurt drejt integrimeve euroatlantike.

Për të mbërritur tek kjo ditë e rëndësishme, që ne sot gëzojmë dhe festojmë së bashku, u desh shumë mund, sakrifica, gjak i derdhur lum dhe jetë të dhëna nga bashkëkombësit tanë.

Kosova është gjaku ynë, që nuk falet kurrë!

Të dashur vëllezër dhe motra!

Sot, jemi mbledhur në Institucionin e Presidencës, ku me respektin më të lartë, kujtojmë dhe vlerësojmë, dy figura të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dy heronj, dy dëshmorë, të cilët morën pjesë dhe drejtuan veprime ushtarake kryesisht në zonën e Rugovës dhe pjesë të tjera të Rrafshit të Dukagjinit.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një luftë e shenjtë, ishte lufta për të mbrojtur nderin e familjes, pragun e shtëpisë, por edhe për të çliruar njëherë e përgjithmonë vendin nga sundimi dhe tirania serbe.

Djemtë dhe vajzat e Kosovës, që  morën armët në dorë për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe  shumë prej tyre, të cilët flijuan edhe jetën, janë emrat më të nderuar të historisë më të re të kombit tonë.

Treva e Rugovës në përgjithësi është shquar gjatë historisë për burra trima e të besës, të mendjes, të penës edhe të pushkës.

Sa herë janë vënë në pikëpyetje fatet e kombit dhe trojet tona, rugovasit kanë qenë në ballë të frontit të luftës, të sakrificave dhe të derdhjes së gjakut.

Edhe në luftën më të fundit, rugovasit u shquan në organizimin, sakrificën, vetëmohimin, por edhe në përballjen me forcat e kundërshtarit të pamëshirshëm.

Në këto beteja historike, e dhanë jetën me armë në dorë edhe dy luftëtarët e shquar të lirisë, Selman dhe Besnik Lajçi, të cilët kam nderin, që në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, t’i vlerësoj me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës,  meritojnë vlerësimin dhe respektin tonë të përjetshëm.

Lavdi Selman dhe Besnik Lajçi, lavdi Adem Jasharit dhe të gjithë heronjve të Kosovës!

Rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur!”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...